Albert Z. ZHOLI: Shqipëria po plaket me shpejtësi të moshuarit në Shqipëri, 13% e popullsisë

Vendimi i Supremes nuk zbatohet: Pensionistët ende detyrohen të lajmërohen në zyrat e pensioneve

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga vendimi i Gjykatës Supreme që ka hequr obligimin e pensionistëve për t’u lajmëruar në Departamentin e Pensioneve çdo gjashtë muaj, ky vendim ende nuk po zbatohet në praktikë. Shqetësim për moszbatimin e aktgjykimit ka ngritur edhe sekretari i Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Osman Vitia. Ai ka theksuar se, pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës Supreme, praktika në terren nuk ka ndryshuar. “Dihet aktgjykimi i gjykatës, por nuk është duke u zbatuar. Referentët në zyrat e pensioneve na thonë se duhet të lajmërohemi derisa të u vijë vendimi zyrtar. Ende pretendojnë se nuk e kanë marrë vendimin dhe për këtë arsye kërkojnë lajmërim”, ka deklaruar Vitia. Moszbatimi i këtij vendimi po vazhdon të shkaktojë pakënaqësi te pensionistët, të cilët kërkojnë respektim të menjëhershëm të aktgjykimit dhe shmangie të procedurave që tashmë janë shpallur të paligjshme nga instanca më e lartë gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Përmbyllet me sukses vizita zyrtare e KOMFSK-së në Gardën Kombëtare të Ajovës

Ka përfunduar me sukses vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), …