Shqipëria anëtare themeluese e Bordit të Paqes në Gaza – një arritje me peshë ndërkombëtare

Shqipëria do të jetë pjesë e Bordit të Paqes në Gaza, një organizatë e re ndërkombëtare e krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me synim vendosjen e paqes në Rripin e Gazës pas shkatërrimeve të rënda si pasojë e terrorizmit të Hamasit. Ky zhvillim i rëndësishëm për prestigjin dhe rolin ndërkombëtar të vendit u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama theksoi se ftesa personale nga presidenti amerikan Donald Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë si anëtare themeluese e këtij bordi është një nder i veçantë dhe dëshmi e besimit që partnerët strategjikë kanë ndaj shtetit shqiptar. “Jam thellësisht i nderuar nga kjo ftesë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga presidenti Trump, ku vendi ynë ftohet si anëtar themelues”, u shpreh Rama, duke shtuar se Shqipëria sot është më e vlerësuar se kurrë në arenën ndërkombëtare. Në këtë Bord të Paqes do të marrin pjesë edhe figura të shquara botërore, përfshirë sekretarin amerikan Marco Rubio, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, si dhe presidentët e Turqisë dhe Egjiptit. Ky angazhim i ri ndërkombëtar vjen paralelisht me përparimin e shpejtë të Shqipërisë drejt integrimit evropian, duke e pozicionuar vendin si faktor stabiliteti, paqeje dhe bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …