Ferat Shala: Rënia e paplanifikuar e B2 në KEK alarmon për krizë energjetike dhe rritje të çmimeve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër pas rënies së paplanifikuar të njësisë B2 në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke paralajmëruar pasoja serioze për sigurinë energjetike dhe çmimin e energjisë elektrike. Sipas Shalës, më 18 janar 2026, njësia B2 ka dalë nga sistemi pa asnjë paralajmërim, duke larguar mbi 250 MWh energji elektrike, në një kohë kur vendi tashmë përballet me sfida të mëdha në sektorin energjetik. Ai thekson se kjo rënie nuk mund të konsiderohet më si rastësi, por si rezultat i drejtpërdrejtë i keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale. “Kjo nuk është më një ngjarje e rastësishme, por pasojë e mirëmbajtjes së dobët, menaxhimit të dobët dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale”, ka shkruar Shala në reagimin e tij publik. Deputeti i PDK-së ka paralajmëruar se çdo rënie e njësive prodhuese krijon çrregullime të menjëhershme në tregun e energjisë, e veçanërisht rëniet e paplanifikuara, të cilat sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve dhe hapin rrugë për abuzime nga tregtarët.“Aq më tepër kur kemi rënie të paplanifikuara, si kjo e sotmja, të cilat rrisin çmimet dhe u japin tregtarëve hapësirë të diktojnë kushtet, ndërsa qytetarët paguajnë pasojat. Institucionet heshtin, investimet nuk japin rezultat dhe siguria energjetike po dobësohet”, ka theksuar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Nura: Rinumërimi dëshmon devijimin e votës – rrezikohet besimi në demokraci

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar ashpër pas rezultateve të rinumërimit të …