Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut të policisë serbe për Kosovën, Sreten Lukiq, kanë zbuluar përpjekje të koordinuara për të fshehur Masakrën e Reçakut. Në bisedat e tyre, zyrtarët shprehnin shqetësim për reagimin ndërkombëtar dhe diskutonin masa konkrete, përfshirë mbylljen e kufirit me Maqedoninë për të ndaluar hyrjen e hetueses së OKB-së, Louise Arbour, si dhe rikthimin e forcave serbe në vendin e krimit për të larguar trupat e viktimave. Këto veprime, sipas gazetës, synonin të zbusnin presionin ndërkombëtar dhe të shmangnin një reagim ushtarak të NATO-s.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
