leoni

Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli çmon lartë Policinë e Kosovës

Me rastin e  17  vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ky institucion është njëri ndër më të besueshmit në vend. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar: Uroj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të, të krijimit – një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit. Edhe pse kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim. Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike, ka shkruar ndër të tjera krye kuvendari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …