Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari shpërthen: “Skandal i rëndë – po i hapet rruga narrativës kundër UÇK-së, përgjegjës institucionet e arsimit”

Profesori dhe reporteri i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Jashari, ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po trajtohet historia e luftës çlirimtare në sistemin arsimor të Kosovës. Ai ka theksuar se për më shumë se 25 vjet pas luftës, institucionet nuk e kanë vendosur Luftën e UÇK-së në tekstet dhe programet e historisë, duke krijuar hapësirë që, sipas tij, “të tjerët paturpësisht t’i hapin rrugë narrativës kundër luftës për liri e çlirim”. Jashari ka akuzuar për “përgjumje, nënshtrim dhe triumf të spiunëve e agjentëve që flasin shqip”, duke pretenduar se ata po i shërbejnë interesave të Serbisë dhe Rusisë në frymën e “Memorandumit II të SANU-s serbe”. Sipas tij, me këtë qasje, Kosova rrezikon që një ditë t’i thotë “amin” kërkesave të Serbisë për ta shpallur UÇK-në “fajtore e terroriste”, ndërsa Serbia të paraqitet si “e shenjtë”, pavarësisht masakrave në Reçak, Prekaz dhe anembanë Kosovës. Ai ka kërkuar masa urgjente institucionale, përfshirë shkarkimin e drejtorisë në shkollën përkatëse, përgjegjësi në Drejtorinë Komunale të Prishtinës dhe dorëheqje në Ministrinë e Arsimit. Jashari ka bërë thirrje që Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti të veprojnë menjëherë, duke paralajmëruar se në të kundërtën “do ta paguajmë shtrenjtë infiltrimin e Serbisë në defunksionalizimin e lirisë dhe shtetit tonë”. “Nuk është çështje mendimi – ky është skandal i rëndë dhe nuk kalon”, ka përfunduar Jashari në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për ligjëratat nga Gjykata Speciale

Për ligjëratën e mbajtur me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ka …