Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: Votimi i Osmanit do të ishte gabim strategjik

Publicisti Izmi Zeka ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që Partia Demokratike e Kosovës ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente, duke e cilësuar një veprim të tillë si gabim strategjik me pasoja afatgjata për identitetin dhe rolin opozitar të PDK-së. Zeka thekson se vendimi për Presidenten nuk është thjesht çështje aritmetike parlamentare, por akt thellësisht politik që prek besueshmërinë e partisë dhe parimet e demokracisë kushtetuese. Sipas tij, gjatë mandatit të saj, Osmani ka dekretuar ligje që më pas janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, duke dëshmuar mungesë serioze të filtrit kushtetues dhe të kujdesit institucional. “Presidenti ka detyrë të garantojë kushtetutshmërinë e ligjeve, jo të sillet si zgjatim politik i shumicës qeverisëse,” shkruan Zeka. Ai kritikon edhe heshtjen e Presidentes përballë shkeljeve të pushtetit ekzekutiv, politizimit të institucioneve dhe tensioneve të panevojshme me aleatët ndërkombëtarë. Sipas Zekës, Osmani ka zgjedhur shpesh rolin e spektatores ose mbrojtëses selektive të qeverisë, në vend që të jetë faktor unifikues dhe korrektues. Një tjetër pikë e fortë e kritikës është perceptimi i saj si figurë partiake dhe jo mbipartiake. Zeka vlerëson se Osmani vazhdon të shihet si produkt dhe aleate politike e Lëvizjes Vetëvendosje, çka e dëmton rëndë neutralitetin e institucionit të Presidencës dhe thellon ndarjet politike në vend. Në të kundërtën, një opozitë që nuk di të thotë ‘jo’ kur duhet, rrezikon të mos merret më seriozisht nga qytetarët, përfundon ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Akademik Arsim Bajrami denoncon ndërhyrjen politike dhe rrezikun për ndërgjegjen historike të brezave

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale …