FSK

Mos amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës ka bllokuar edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Mos amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës ka bllokuar një numër procesesh të rëndësishme, përfshirë edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, thonë njohës të çështjeve kushtetuese. Profesor  të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se “Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme, por që ka një problem sepse ndryshimi në këtë pjesë të shumicës së dyfishtë kërkon konsensus nacional dhe kërkon edhe gjithëpërfshirje të serbëve për të mos i bllokuar më tutje proceset, siç është rasti i Ushtrisë së Kosovës. Për të mos bllokuar ndryshimet kushtetuese që lidhen më ushtrinë e Kosovës, atëherë duhet mbase, sipas gjykimit tim, një referendum”.Ai theksoi se komunitetet pakicë, që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, me votat e tyre janë duke bllokuar proceset, si integrimin në Bashkimin Evropian, formimin e Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimin në NATO, e të tjera. “Duhet liderët politik të ulen dhe të bisedojnë dhe të mos lejojnë edhe me tej instrumentalizimin e Listës serbe, e cila përveç që e ka të drejtën kushtetuese të shumicës së dyfishtë, e ka edhe instrumentin e kontrollit dhe varësinë nga Beogradi dhe kjo duhet patjetër të ndryshojë”, tha prof.Qorrolli.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …