Fatmir Limaj pas aktgjykimit: Mandatari u caktua mbi një akt antikushtetues

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, në legjislaturën e nëntë, ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Limaj tha se ky vendim i Kushtetueses konfirmon paralajmërimet e tij të hershme lidhur me shkeljet serioze institucionale. “E kam thënë me kohë, sot u vërtetua. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës konfirmoi se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb ka qenë antikushtetuese”, shkroi Limaj. Ai theksoi se rasti nuk mund të trajtohet si një gabim teknik apo procedural, por si një cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues të vendit. “Kjo nuk është çështje formale. Ky është një akt që prek themelet e rendit kushtetues dhe ka prodhuar pasoja politike dhe institucionale”, theksoi Limaj. Në reagimin e tij, Limaj nënvizoi se mbi këtë akt antikushtetues janë ndërtuar edhe vendime të tjera shtetërore, përfshirë caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, duke hedhur përgjegjësi politike mbi institucionin e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Të burgosurit politikë rreshtohen për marshin e 17 shkurtit: Drejtësia nuk negociohet

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot aktivitetet e saj në kuadër të mobilizimit …