Prokuroria e Shtetit

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 zyrtarë zgjedhorë në Gjakovë për falsifikim votash

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, në kuadër të hetimeve për parregullsi zgjedhore. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, të mërkurën janë intervistuar gjithsej 58 persona, prej të cilëve 15 kryesues të vendvotimeve dhe 43 komisionerë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 kryesuesit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë gjykatës kompetente. Ndërkaq, 43 komisionerët e tjerë, pas grumbullimit të provave dhe intervistimit, do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Të burgosurit politikë rreshtohen për marshin e 17 shkurtit: Drejtësia nuk negociohet

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot aktivitetet e saj në kuadër të mobilizimit …