SHBA përgatit dokument kyç për dialogun Kosovë–Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të publikojnë gjatë muajve mars–prill një dokument të rëndësishëm strategjik për dialogun Kosovë–Serbi, i cili shënon një fazë të re të përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kështu ka deklaruar eksperti i çështjeve të Ballkanit, Dushan Janjiq, në një intervistë për Radio Kosovën, duke theksuar se informacionin e ka marrë nga burime të drejtpërdrejta brenda qarqeve eksperte dhe politike në SHBA, përfshirë edhe kongresmenë amerikanë. Sipas Janjiqit, dokumenti është pjesë e një qasjeje më të gjerë amerikane që lidhet me ligjin për Ballkanin Perëndimor dhe përfshirjen e çështjeve të Kosovës, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës në kuadër të ligjit për financimin e sigurisë kombëtare të SHBA-së — një zhvillim që, sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ai sqaron se dokumenti do të trajtojë tema thelbësore si statusi i Kosovës, pozita dhe të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, çështjen e Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgiminë kulturore, si dhe kundërshtimin e ndryshimit të kufijve. Në të njëjtën kohë, theksi nuk do të jetë te “bashkësia e komunave serbe”, por te statusi dhe pozita e komunitetit serb, në përputhje me parimet kushtetuese dhe ndërkombëtare. Një element i veçantë i dokumentit lidhet edhe me Luginën e Preshevës, për të cilën, sipas Janjiqit, SHBA ka marrë një qëndrim më të qartë dhe më të strukturuar se kurrë më parë, duke krijuar obligime për vlerësimin e situatës dhe përmirësimin e pozitës së pakicës shqiptare në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Shtetit

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 zyrtarë zgjedhorë në Gjakovë për falsifikim votash

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona, të …