Boris Pistorius: Evropa të rrisë vetëbesimin ndaj SHBA-së, NATO mbetet e qëndrueshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të tregojnë më shumë vetëbesim dhe pavarësi në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për rrjetin mediatik RND, ai tha se Evropa nuk duhet të presë vazhdimisht sinjale nga Shtëpia e Bardhë, por të përqendrohet në forcimin e sovranitetit dhe kapaciteteve të veta. Pistorius theksoi se politika e pasigurisë dhe frikës përdoret shpesh si mjet për arritjen e objektivave politike, duke shtuar se vendimmarrja nën ndikimin e frikës mund të çojë në gabime. Ai u shpreh se marrëdhënia transatlantike mbetet e rëndësishme në të dy drejtimet, duke theksuar se Evropa ka peshë të madhe gjeostrategjike dhe gjeoekonomike për Uashingtonin. Sipas tij, dobësimi i rolit të Evropës do të kishte pasoja edhe për interesat amerikane në raport me Rusinë dhe Kinën. Duke folur për aleancën ushtarake perëndimore, Pistorius tha se nuk sheh shenja që SHBA-të po planifikojnë të largohen nga NATO dhe se bazat e përbashkëta të aleancës mbeten të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …