Gazetari gjerman Michael Martens kritikon ashpër Osmanin për patronazhin ndaj premierës së filmit për Melania Trump

Gazetari i njohur gjerman për çështjet e Ballkanit, Michael Martens, ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas njoftimit të saj për mbajtjen nën patronazh të premierës së filmit “Melania” për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump. Përmes një komenti publik, Martens ka vënë në pikëpyetje veprimin e Osmanit, duke thënë se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime shtetërore dhe, siç u shpreh ai, “prostitucionit intelektual vetë-poshtërues”. Sipas tij, presidentja nuk duket e vetëdijshme për këtë kufi në këtë rast. Reagimi i tij erdhi pasi Osmani njoftoi se premiera e filmit u mbajt në Cineplexx nën patronazhin e Presidencës së Kosovës, duke e cilësuar ngjarjen si një moment që lidhi ekranin e kinemasë në Kosovë me ekranet botërore dhe që paraqet një perspektivë unike mbi familjen presidenciale amerikane. Deklarata e Martens ka nxitur debat në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve e kanë parë patronazhin si veprim diplomatik të panevojshëm dhe me ngarkesë politike, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur si aktivitet kulturor me karakter ndërkombëtar. /voxkosova/

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzon vendimin për tokën publike në Prishtinë – fitore për interesin qytetar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Gjykata e Shkallës së Dytë …