Tema të tjera...
Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq
02/02/2026
Nadica Cvetkoviq, e akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, është deklaruar e pafajshme në Gjykatën Speciale lidhur me keqtrajtimin sistematik të të burgosurve shqiptarë në burgun e Prishtinës dhe në paraburgimin e Lipjanit. Prokurori special Atdhe Dema ka lexuar aktakuzën, sipas së cilës Cvetkoviq, në cilësinë e gardianes, ka kanosur për jetë dhe ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurat me shkopinj gome dhe shqelma. Rasti ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa opinioni publik e sheh deklarimin e pafajësisë si një provokim dhe sfidë ndaj drejtësisë për viktimat e dhunës gjatë luftës.
/kohaditore/
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
