Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e cila ngarkohet për krime lufte gjatë periudhës së luftës, në cilësinë e gardianes në Burgun e Prishtinës dhe në burgun paralel në Lipjan. Ajo është deklaruar e pafajshme për akuzat që i vihen në barrë. Pas përfundimit të seancës, para mediave ka folur ish e burgosura politike Zahrije Podrimqaku, e cila mes emocionesh të forta ka rrëfyer për përjetimet e saj gjatë kohës së ndalimit, duke akuzuar gardianen për dhunë fizike e psikologjike, kërcënime dhe poshtërime të vazhdueshme. Sipas dëshmisë së saj, në burgun e Lipjanit ishte përballur me rrahje dhe presione të rënda. Ajo përshkroi një moment që e cilësoi ndër më të rëndët, kur – sipas saj – ishte detyruar të përballej me provokime dhe kërcënime me armë. “Ma ka sha nanën. E ka qitë foton e Hashim Thaçit në tokë dhe nuk e kam shkelë. Në fund i kam thënë nxirre revolen edhe vramë. Më tha: ky është vendi ku i kemi gri shqiptarët dhe edhe ti nëpër këtë makinë ke me kalu,” rrëfeu Podrimqaku.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Ukaj, ish-ushtari i UÇK-së rrëfen vrasjen e vëllait: Çelë Ukaj, 17 vjeç, i tradhëtuar nga OSBE-ja

Ish-ushtari i UÇK-së, Valmir Ukaj, ka treguar me dhimbje për vrasjen e të vëllait, Çelë …