Azem Syla nderon Gjeneral Kudusi Lamën në Vorë: “Babushi i UÇK-së nuk do të harrohet”

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Azem Syla, ka vendosur një pllakë përkujtimore në Vorë të Shqipërisë në nder të gjeneralit Kudusi Lama, duke përkujtuar rolin dhe kontributin e tij në luftën çlirimtare. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Syla vlerësoi figurën e gjeneral Lamës si një ndër shtyllat më të rëndësishme të përpjekjeve për liri, duke theksuar se ai ishte mbi të gjitha një ushtar i përkushtuar ndaj kauzës kombëtare dhe pranë luftëtarëve në momentet më të vështira. Ai nënvizoi se kontributi i Lamës në bashkimin e UÇK-së me Divizionin e Kukësit dhe mbështetja e tij e vazhdueshme për luftën çlirimtare kanë zënë vend të merituar në historinë kombëtare. Syla rikujtoi edhe epitetin me të cilin njihej gjenerali “Babushi i UÇK-së” për shkak të përkushtimit dhe përgjegjësisë së tij ndaj luftës për liri. Vendosja e pllakës përkujtimore u cilësua si një shenjë simbolike mirënjohjeje, që dëshmon se vepra dhe sakrifica e gjeneral Kudusi Lamës do të mbeten të gjalla në kujtesën historike.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …