Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi

Favorit për çmimin Nobel, simboli i rezistencës, Adem Demaçi dhe akademiku, Rexhep Qosja

Drejtuesi i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj ka deklaruar se favorit për çmimin Nobel do të jetë simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi dhe akademiku i mirënjohur, Rexhep Qosja.  Ai shtoi më tutje se shtetet tjera paguajnë për të sponsorizuar garuesin, ndërkaq ne nuk kemi mbështetje të tillë. Shumica prej vendeve të huaja, kanë shumë optimizëm që Adem Demaci do të fitojë çmimin për Paqe. Zonja Merkel dhe Trump, kanë dhënë shumë materiale, për të arritur një çmim të tillë për ngjarjen e Nobelit, por Adem Demaçi është më i preferuari. Edhe tek fusha e letërsisë ka gjasa që Qosja të jetë fitues, ka deklaruar me optimizëm drejtuesi i unionit të shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …