Milovan Drecun: Dënimi i ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte “i rëndësishëm për Serbinë”

Teksa procesi gjyqësor në gjykatën speciale në Hagë, po hyn në fazat përfundimtare, zyrtarë të lartë në Serbi kanë deklaruar se do ta konsideronin të rëndësishëm një dënim të ish-drejtuesve të UÇK-së.Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha për Radio Televizionin e Serbisë se konfirmimi i pretendimit për “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” do të ishte në interes të Serbisë dhe, sipas tij, do të hapte çështjen e bazës së shtetësisë së Kosovës. “Sapo të verifikohet ky kualifikim nga paneli gjyqësor, lind pyetja për shtetin e rremë të Kosovës”, deklaroi ai. Dreçun shtoi se ka bashkëpunuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe se për vite me radhë ka mbledhur materiale që, sipas tij, lidhen me aktakuzën, përfshirë pretendimet për ndalime të paligjshme dhe organizim hierarkik të UÇK-së. Procesi në Hagë pritet të përmbyllet pas fjalëve përfundimtare dhe vendimit të trupit gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …