Tema të tjera...
Marco Rubio uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë dhe rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së
17/02/2026
Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka reaguar me një shkrim publik duke kujtuar sakrificën për liri dhe rolin e familjes së tij në historinë e vendit. Përmes një postimi, Altin Krasniqi e cilësoi 17 Shkurtin 2008 si momentin kur “sakrifica e brezave u kthye në realitet”, duke theksuar se dhimbja, burgjet dhe qëndresa u shndërruan në liri. Ai shkroi se krenaria e tij më e madhe është që familja e tij nuk ishte spektatore e historisë, por pjesë ndërtuese e saj, ndërsa shprehu krenarinë për babanë e tij “dje, sot dhe gjithmonë”. Në postim, ai bashkëngjiti edhe deklaratën historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të lexuar më 17 shkurt 2008 nga Jakup Krasniqi në Kuvend: “Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot, më 17 Shkurt 2008, shprehën vullnetin e tyre dhe, përmes tyre, vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.” Reagimi i tij vjen ndërkohë që ish-udhëheqësi politik i UÇK-së vazhdon të përballet me proces gjyqësor në Hagë, të cilin familjarët dhe mbështetësit e konsiderojnë të padrejtë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
