Rrëzohet amendamenti për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, pushteti voton kundër

Amendamenti për rindërtimin e xhamisë afër lumit Ibër nuk ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare, pasi deputetët e Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër propozimit në Kuvendin e Kosovës. Amendamenti ishte propozuar nga deputeti Eman Rrahmani, i cili kishte kërkuar përfshirjen e fondeve për rindërtimin e objektit fetar në kuadër të ndarjeve buxhetore. Si pasojë e votimit kundër nga pushteti, kërkesa nuk arriti të miratohet. Xhamia pranë Ibrit ishte djegur dhe rrënuar gjatë luftës nga forcat serbe, ndërsa rindërtimi i saj ishte përmendur edhe si premtim gjatë fushatës zgjedhore nga Lëvizja Vetëvendosje. Me rrëzimin e amendamentit, projekti për rindërtimin e këtij objekti mbetet jashtë buxhetit të miratuar për vitin 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet libri i Akademi Arsim Bajramit, një vepër monumentale mbi historinë vendimtare të Kosovës

Të nderuar qytetarë, studiues, akademikë dhe dashamirë të librit, Akademia e Shkencave dhe Arteve e …