Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka vlerësuar se Shqipëria po mban inflacionin nën 3 për qind, ndërsa për Kosovën është dyfish më i lartë. Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet në mes Bankës së Shqipërisë dhe Banka Qendrore e Kosovës mbeten të shkëlqyera, me projekte të përbashkëta për stabilitet financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjen bankare. Gjatë intwervistës për Kosovapres, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka shtuar më tutje se ka marrëveshje të reja në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes bankare, të cilat janë duke u implementuar në kuadër të memorandumeve të bashkëpunimit midis dy bankave qendrore. Ai po ashtu thekson se interesi i investitorëve kosovarë në Shqipëri dhe i atyre shqiptarë në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë, duke u shprehur se “investitorët janë të mirëpritur si në atdheun e tyre, qoftë në Shqipëri apo Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
