DW: Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e dy vendeve mbajnë qëndrime të kundërta

Presidenti mes pazareve politike: 10 ditë afat dhe Kosova përballë rrezikut të zgjedhjeve të reja

Vetëm dhjetë ditë kanë mbetur deri në afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentes apo presidentit të ri të Kosovës, ndërsa skena politike vazhdon të mbetet pa një marrëveshje konkrete. Sipas analizës së DW-së, partitë opozitare kërkojnë konsensus politik dhe një emër unifikues, duke refuzuar mbështetjen automatike për kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmëri për një mandat të dytë, por ende nuk ka një deklarim të qartë mbështetjeje nga partitë parlamentare. Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me opozitën, duke theksuar se zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim, pasi nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në Kuvend. Pas takimit me Kurtin, kreu i PDK-së Bedri Hamza deklaroi se opozita nuk do të jetë pengesë për proceset shtetërore, por nuk do të mbështesë kandidatura pa mbështetje të gjerë politike. Ndërkohë priten edhe konsultimet me liderin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe subjektet e tjera parlamentare. Analiza thekson se me vetëm 57 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit pa opozitën. Nëse deri më 4 mars nuk arrihet marrëveshja dhe dështon votimi në Kuvend, Kosova rrezikon të hyjë sërish në krizë politike dhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas DW-së, procesi i zgjedhjes së presidentit tashmë përbën një test të rëndësishëm të kulturës së dialogut politik dhe përgjegjësisë institucionale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova heq dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, miratohet modeli i shërbimit vullnetar

Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht të mos zbatojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të …