– Në Vlorë në sezonin turistik, zjarr vënia është problemi kryesor ndaj komedia “Bidermani dhe zjarrvënësi” bën apel
– Zjarr vënia e qëllimshme do ndërgjegjësim kolektiv për probleme që na takojnë të gjithëve.
– Me fenomenin e zjarrit dhe djegies, pra nëse je indiferent kundrejt të keqes do të digjesh edhe vet.
– Komedia dhe tragjedia ndërthuren: qesh me situatën, por në fund të mbetet një ndjenjë e hidhur.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Këto ditë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë është vënë në skenë premiera absolute e dramaturgut me famë botërore Max Frisch dhe përkon me javën kulturore zvicerane . Pikërisht kjo vepër i dha atij emër në të gjitha teatrot e globit duke u vënë vetëm në Gjenevë dhe Berlin një rekord prej 3000 reprizash dhe përkthyer në anglisht në 1953 ku u vu edhe në skenat amerikane. Bidermani dhe zjarrvënësit është kthyer në emblemë të utopisë, pasi kjo vepër është vlerësuar me disa çmime prestigjiozes si edhe është përshtatur edhe në opera. Jo vetëm që nuk ju zhgënjen, por kjo kryevepër e repertorit botëror të dramaturgjisë së fundmi ka rastin të ngjitet për herë të parë në Shqipëri në Vlorë e më pas do të vijojmë me një tur artistik nëpër qytete të ndryshme. Mos harroni jeta imiton teatrin, ndaj eja shihni një pjesëz jete në teatër. “Bidermani dhe zjarrvënësi” është një komedi tragjike dhe është shkruar nga dramaturgu zviceran Max Frisch në vitin 1958. Pse quhet komedi tragjike? Elementi komik: Situatat janë absurde dhe ironike. Bidermani, një borgjez “i ndershëm”, i strehon vetë zjarrvënësit në shtëpi, edhe pse e di shumë mirë kush janë. Dialogët shpesh janë satirikë dhe të mbushur me humor të zi. Elementi tragjik: Fundi është i rëndë dhe simbolik – shtëpia digjet. Tragjedia nuk është vetëm personale, por shoqërore: është tragjedia e një shoqërie që sheh rrezikun, por nuk reagon. Mesazhi: Vepra është një alegori politike dhe morale. Ajo kritikon: konformizmin, frikën për të kundërshtuar të keqen, hipokrizinë borgjeze, dhe indiferencën përballë rrezikut (shpesh interpretuar si paralajmërim ndaj rritjes së totalitarizmit). Pra, komedia dhe tragjedia ndërthuren: qesh me situatën, por në fund të mbetet një ndjenjë e hidhur.
-Vitet e fundit keni vënë në skenë si regjisore disa drama dhe komedi me trupën e Fierit dhe të Vlorës. Përse komedinë “Bidermani dhe zjarrvënësi” po e vendosni në skenë pikërisht me trupën e Vlorës. Kjo komedi ka lidhje subjekti me këtë qytet, apo farë rastësi?
– Sigurisht që kjo komedi ka më shumë se çdo komedi tjetër me qytetin turistik të Vlorës. Një fenomen gjithmonë në dukje sidomos në Vlorë në sezonin turistik, zjarr vënia është problemi kryesor. Me fenomenin e zjarrit autori luan me metaforën e djegies pra nëse je indiferent kundrejt të keqes do te digjesh edhe vet, madje ky është edhe mesazhi kryesor në vepër, ndërgjegjësimi kolektiv për probleme qe na takojnë të gjithëve. Kjo është edhe arsyeja pse unë pjese të korit nuk kam vetëm skuadrën e zjarrfikëseve, por edhe personazhet e veprës që nuk janë pjesë e së keqes i bashkohen korit.
Filozofi e jetës shoqërore është bashkëveprimi, pa këtë nuk do të kishim shoqëri, problemi i dikujt është problemi i të gjithëve, zjarri nuk mund të ruaj vetëm shtëpinë tende sikundër nuk bie shi vetëm tek arat e tua, kjo është pika ku unë po përqendroj focusing, nuk mund të qëndrosh i pastër aty ku është pis.
– Pra komedia ka një lidhje të heshtur me problemin kryesor të qytetit të Vlorës në stinën e verës. Gjithmonë në rrethinat e Vlorës në sezonin veror zjarr vëniet e qëllimshme rriten për çdo vit. Kjo komedi ndoshta rrit ndërgjegjësimin e qytetarëve për zhdukjen e këtij fenomeni? Po autori ku e ka bazuar subjektin e komedisë?
“Bidermani dhe zjarrvënësi” është komedi tragjike shkruar nga dramaturgu zvicerian Max Frisch . Kjo komedi ka në qendër të saj një biznesmen i vetëkënaqur dhe arrogant ku i lejon vetes të shfrytëzojë madje edhe te përvetësoj patentat e kolonjës duke mos konsideruar si shpikje. Jemi në një kohë e kur në jetë po ndodhin shumë zjarre dhe zjarr vënia është lajmi i ditës. Dy të pastrehë që vendosen në shtëpinë e Z.Biderman jo vetëm që fusin fuçi me benzine në papafingo, por në fund për ironi, nuk kanë shkrepëse të cilën ia jep vet i zoti i shtëpisë. Kjo vepër është futur në fondin klasik të teatrit botëror, pasi dramaturgu, ndërthur korrin me teatrin duke u bazuar kështu në antikitet ku një fenomen prek një pjesë të mirë të shoqërisë dhe opinioni publik paralajmëron. Pjesë të korit kam ndërthurje të këngës popullore ku ndërhyn herë pas here dhe shumë Ludmilla Baballëku në rolin e ciganes, pjesë e korit.
-Cilët janë aktorët kryesorë dhe në përzgjedhjen e tyre ku je bazuar?
Kam aktivizuar jo vetëm gjithë trupën e teatrit, por janë bërë pjese e radhëve tona edhe dy aktorë të rinj si Igli Fusha dhe Loris Sinanaj, por edhe pjesëmarrja e veçanti e Ilirjan Ali si “Artist i Merituar” me përvojë mbi 40 vjeçare në skenë dhe teatër. Korifeu interpretohet nga regjisori dhe aktori Roland Minga një bashkëpunim ,i cili jo vetëm impenjimi, por edhe me kosto të lartë. Ndërtuam një vilë dy katëshe nga Skenografi Drini Shehu, i cili jo vetëm duhet të skiconte, por edhe mbante përgjegjësi për vend veprimin mbi katin e dyte edhe përveç vështirësive ishte edhe komike ironike njësoj si vepra. Kostumet u skicuan nga Drini Shehu dhe e mbushin me ngjyre dhe stil veprën tone premierën absolute Bidermani dhe zjarrvënësit që duhet guxim për t’i dhënë jete duke e ngjitur në skenë.
**2*
Burri i moshuar kishte humbur gjyzlykët dhe një fotograf i paraqiti si vepër arti
Agim Janina
– …Uf sa njerëz… na u muar fryma. Çfarë emocionesh! Çfarë arti modern! Ishte pranverë dhe turma e vizitorëve shtyhej e shtyhej. Një burrë i moshuar veshur me një kostum ngjyrë të hapur që i nxirrte në pah ende një trup të mbajtur çapitej si i hutuar ndërmjet vizitorëve. Në fytyrë i ndihej shqetësimi, por askush nuk e kishte mendjen tek ai. Gjithsecili nxitonte në veprën e radhës. Burri i moshuar kishte humbur gjyzlykët dhe ishte vënë në kërkim të tyre. Kishte merakun se mos ndokush i kishte shkelur me këmbë dhe do ia kishte thyer xhamet. Befas syri i zuri një djalosh të ri fotograf, që kishte thyer këmbët në parketin e dyshemesë dhe po fotografonte gjyzlykët e tij. Po, po gjyzlykët e tij! Pranë një grup vizitorësh po shikonin gjyzlykët e mendime të ndryshme u vërshonin në kokë. I kishin marrë për vepër arti, instalacion! Burri i moshuar, nxorri nga xhepi i xhaketës stilokalemin dhe në një copë letër shpejt e shpejt shkruajti, “Gjyslyket e mia” dhe si e firmosi u afrua dhe e vendosi pranë gjyslykëve. “Ta firmos, se nuk i duhet, mund të mos mi japin” mendoi. Ndërkohë dëgjoi me habi një shpërthim valë duartrokitjesh dhe sytë e të gjithëve u drejtuan nga burri i moshuar me admirim… – Çfarë kryevepre!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
