Kristofer Hill

Christopher Hill: Ju them qartë, nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi, dhe për këtë shkova”

Ambasadori amerikan i njohur, Christopher Hill, ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Hill tha se prokuroria kishte për qëllim të verifikonte përgjegjësinë komanduese të Thaçit dhe të lidhte atë me çdo krim të mundshëm gjatë konfliktit në Kosovë. Ai sqaroi rolin e tij personal në këtë çështje, duke theksuar se shkoi në Hagë për të dhënë informacion mbi atë që dinte. “Ashnjëherë nuk pashë një shembull të tillë. Nuk jam në dijeni të asnjë rasti konkret kundër Thaçit. Prandaj ndjeva se duhej të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja atë që dija. Ju them qartë, nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi, dhe për këtë shkova”, deklaroi Hill. Deklarata e tij vjen ndërsa procesi gjyqësor në Hagë vazhdon dhe ngjall debate mbi përgjegjësinë e udhëheqësve politikë gjatë luftës në Kosovë dhe ndikimin e dëshmive ndërkombëtare në këto procese.

Kontrolloni gjithashtu

Të premten nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Të premten në orën 09:30 pritet të nisë seanca gjyqësore për rastin e dytë ndaj …