Gjykata

Raundi i radhës kundër luftës së UÇK-së pritet të filloj në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm

Njohësit e fushës së drejtësisë kanë thënë se pas emërimit të David Schwediman-it në krye të Prokurorisë Speciale, aktakuzat e para kundër ish eprorëve të UÇK-së pritet të ngriten në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm. Aktakuzat kundër ish eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sajuar në Serbi. Fushatën kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale do ta bëjë duke krimet të cilat dyshohet se janë bërë në periudhën 1999-2000 nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë. Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri, Isa Mustafa ka konfirmuar se ka ofruar gjithë bashkëpunimin e saj rreth kësaj çështjeje. Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …