Fitim Selimi: Raporti Kurti–Osmani është konflikt legjitimitetesh, jo karakteresh

Analisti Fitim Selimi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vlerësuar se dinamika ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk përbën një përplasje personale, por një konflikt legjitimitetesh politike. Në një reagim publik, Selimi ka theksuar se në krye të shtetit, sipas tij, nuk qëndron një politikan që e sheh pushtetin si mjet qeverisjeje, por si domosdoshmëri për të konfirmuar rolin e vet politik. Ai argumenton se Kurti nuk vepron si drejtues i një republike pluraliste, por si bartës i një misioni politik që, në bindjen e tij, nuk mund të ndahet me aktorë të tjerë. Sipas Selimit, kryeministri nuk karakterizohet nga etja për pasuri apo interesa personale, por pikërisht kjo qasje, sipas tij, e bën lidershipin më sfidues politikisht, pasi pushteti shihet si mënyrë për të dëshmuar pazëvendësueshmërinë politike. Ai shton se në këtë kuadër duhet parë edhe raporti me presidenten Osmani, duke theksuar se ajo përfaqëson një autoritet politik që nuk buron nga kryeministri dhe nuk kontrollohet prej tij. Për këtë arsye, Selimi vlerëson se bashkë ekzistenca e dy qendrave të pavarura të legjitimitetit politik krijon tensione të pashmangshme. Në fund, ai thekson se, sipas bindjes së tij, Osmani nuk arrin të konsolidohet si figurë unifikuese, jo vetëm për shkak të përplasjes me Kurtin, por edhe për shkak të mungesës së një roli që bashkon spektrin politik.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: PDK ofroi kandidatin për president

Kryetari i Partise  të Demokratike  Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që ai drejton …