Ilir Proda u propozua nga Ministri i Brendshëm në Këshillin e Ministrave për të drejtuar Policinë e Shtetit

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Policisë së Tiranës

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas raportimeve të Top Channel, nga detyra është liruar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Raportohet se vendimi për shkarkimin e dy drejtuesve të policisë ka ardhur me arsyetimin se nuk janë marrë masat e duhura lidhur me menaxhimin e protestës së opozitës të mbajtur një ditë më parë në Tiranë, gjatë së cilës u shënuan tensione dhe trazira. Deri më tani nuk ka një njoftim të detajuar zyrtar lidhur me vendimin apo masat e mëtejshme institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: NJOFTIM PËR PROMOVIM LIBRI

Komuna e Deçanit, nën përkujdesjen e Kryetarit Bashkim Ramosaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin …