Ismet Sylejmani: Selia e BDI-së në Tetovë definitivisht është Seli Heroinë moderne shqiptare!

Selia e BDI-së në Tetovë definitivisht është Seli Heroinë moderne shqiptare!
Pa asnjë dyshim është motra heroinë e selive historike të kancelarive politike-kombëtare të Krujës së Skënderbeut, por edhe të kryeqyteteve të Shqipërisë Tiranës e të Kosovës Prishtinës!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj me vizitën te Udhëheqësi i popullit shqiptar, te shoku e bashkëveprimtari i dhjetra dhe qindra udhëheqësve të mëdhenj ilegal, Heronj e Deshmor të Kombit në Kosovë e Vise, ka shënuar në kalendarinne vizitave të Tij një nga vizitat më të mëdha në rrafshin kombëtar!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka nderuar vetën e Tij dhe Presidencën shqiptare me vizitën që ia ka bërë ilegalit të madh të luftës për lirinë dhe çlirimin e pjeseve të Atdheut të pushtuar në ish-Jugosllavi, themeluesit të Ushtrive Çlirimtare në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka bërë nderim të madh tërë popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke vizituar themeluesin dhe liderin shpirtëror të BDI-së, politikëkrijuesin dhe strategun liridashës e progresiv të mbarëvajtjes të së ardhmës së ndritur euroatlantike të Kombit shqiptar në përgjithësi dhe të Maqedonisë se Veriut në veçanti!

Nderimi i të mëdhenjëve ndaj të mëdhenjëve, duhet të bëhet praktikë e re në protokollin e politikës kombëtare shqiptare!

Këtë realitet të ri e konfirmon vizita e madhe dhe historike e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj te Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

Prishtinë, 2 Mars 2026!

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: 27 vjetori i Betejës së Gajrës

Ushtria Çlirmtare e Kosovës ka luftuar për çlrimin e Kosovës nga aparati shtetror okupues serb. …