Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t'i siguruar votat

Simiq falënderon Thaçin e Mustafën që po mundësojnë krijimin e ASK-së, pavarësisht rezistencës së shqiptarëve

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, në një deklaratë për “Tanjug” falënderoi kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe  kryeministrin, Mustafa, që pavarësisht rezistencës të një pjese të komunitetit shqiptar në Kosovë, më në fund gjetën kurajën për të mbështetur publikisht procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe nisjen e punimeve të Këshillit Themelues të Asociacionit. Simiq, tha me këtë rast  se është i kënaqur me faktin se marrëveshja e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lista Serbe po fillon të zbatohet. Ekipi, i cili pritet ta  pritet ta themelojë  Asociacionin  është i përbërë nga, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe dy anëtarë të rinj, Vinka Radosavljeviq dhe Svetisllav Durleviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …