Vazhdojnë seancat në Hagë, dëshmon eksperti holandez në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

gjykatën speciale në Hagë, edhe nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin ku për pengim të drejtësisë po gjykohen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të martën, nisi dëshminë eksperti holandez Kun Herlar, punonjës në Institutin e Kriminalistikës në Holandë, i cili deklaroi se ka ekzaminuar dokumente me kërkesë të Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai e vazhdoi dëshminë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa seancat pritet të vazhdojnë me paraqitjen e provave dhe kundërpyetjet. Në deklaratat hyrëse të mbajtura më 27 shkurt 2026, Prokurori i Specializuar lexoi në mënyrë të përmbledhur aktakuzën ndaj Thaçit, i cili përballet me disa pika që lidhen me tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2023. Aktakuza përfshin gjithashtu katër pika për shkelje të fshehtësisë së procedurës, përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë dhe të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, si dhe katër pika për mosbindje ndaj gjykatës. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit e tjerë përballen me përgjegjësi penale individuale për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe mosbindje ndaj gjykatës, në periudha të caktuara gjatë vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Ardian Gjini: AAK s’do të merrte pjesë në takim me Kurtin, edhe po të ftohej

Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij …