FSK organizon ceremoni solemne për Epopenë e UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari”

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës do të rreshtojë kuadratet e saj në një ceremoni zyrtare që do të mbahet sot në ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa pritet pjesëmarrja e krerëve më të lartë shtetërorë, përfaqësuesve institucionalë, familjarëve të dëshmorëve, si dhe mysafirëve të ftuar nga vendi dhe jashtë tij. Ceremonia do të përfshijë aktivitete protokollare, nderime ushtarake dhe fjalime përkujtimore në nderim të sakrificës dhe kontributit të luftëtarëve të UÇK-së në periudhën e luftës për liri. Epopeja e UÇK-së shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, duke përkujtuar rezistencën dhe flijimin për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …