Shkolla Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë prezanton projektin “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci”, në Kijevë të shoqëruar nga drejtori i shkollës, Burim Gashi si dhe mësimdhënësit, Liridon Thaçi e Pajtim Krasniqi, prezantuan sot projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në një takim me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Gjatë prezantimit, nxënësit shpalosën idenë dhe qëllimin e projektit, i cili synon të nxisë solidaritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë shoqërore përmes aktiviteteve të ndryshme në komunitet.

Projekti përfshin iniciativa të dhurimit të gjakut dhe sensibilizimit, duke promovuar vlera qytetare dhe ndihmë për ata që kanë nevojë, ky projekt do të realizohet, më 23 të muajit mars.

Kryetari Ekrem Kastrati përgëzoi nxënësit dhe ekipin e shkollës për angazhimin dhe kreativitetin e treguar, duke theksuar se iniciativa të tilla janë shembull i mirë i edukimit qytetar dhe i rolit pozitiv që të rinjtë mund të kenë në shoqëri.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e komunës për projekte që promovojnë solidaritetin, bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin shoqëror, duke inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë me ide dhe aktivitete të ngjashme në të ardhmen, në këtë takim, kryetarin e shoqëronte edhe shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi.

Projekti “Shkolla dhuron – Kosova shpëton” është një nga iniciativat që synon të mobilizojë të rinjtë dhe komunitetin për veprime konkrete humanitare dhe për forcimin e frymës së solidaritetit në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj u mbajt ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për gratë fermere

Në komunën e Skënderajt të martën u organizua ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për …