Kryetari Rama dhe dhe ambasadori francez nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të grave

Dhuna ndaj grave nga e mërkurja (11.03.2026) mund të raportohet edhe përmes aplikacionit “The Sorority”. E kjo është bërë falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar në Institutin Francez të Kosovës “The Sorority Foundation”, në mes kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ambasadorit të Francës në Kosovë, z. Oliver Guerot.

Rama ka thënë se Prishtina i bashkohet një rrjeti ndërkombëtar solidariteti që u mundëson grave të kërkojnë ndihmë, të njoftojnë komunitetin dhe të lidhen më shpejt me mbështetjen e nevojshme. “Ne jemi këtu që secili qytetar të ndihet i sigurt”, ka thënë kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …