Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Opozita duhet të vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Albin Kurtin

Dardan Molliqaj ka deklaruar se moszgjedhja e presidentit nuk është rezultat i mungesës së vullnetit nga opozita, por pasojë e refuzimit të Albin Kurti për të bashkëpunuar me partitë opozitare. Molliqaj theksoi se përgjigjja e opozitës ndaj asaj që e cilësoi si autoritarizëm duhet të jetë refuzimi i bashkëpunimit dhe vendosja e “vijave të kuqe”, duke shmangur taktizimet me shpresën për një koalicion të mundshëm me Kurtin. “Presidenti s’u zgjedh jo se partitë opozitare s’deshtën, por sepse Kurti s’deshti koalicion me to. Përgjigja e opozitës ndaj autoritarizmit duhet të jetë vija e kuqe e refuzimi i bashkëpunimit, jo taktizimi me shpresën e koalicionit me Kurtin,” shkruan Molliqaj, duke sugjeruar një qasje më të qartë dhe të vendosur nga opozita në politikën e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …