Artan Behrami godet Kurtin: 60 muaj pushtet, “zero rezultate” dhe shumë pasoja për vendin

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “Zajednica” nuk ekziston edhe pas pesë vitesh qeverisje. Përmes një postimi publik, Behrami ka akuzuar Kurtin për dështime të thella gjatë mandatit të tij, duke theksuar se për 60 muaj në pushtet vendi është përballur me një sërë problemesh serioze. Sipas tij, në vend të progresit, qeveria ka prodhuar “kaos, pasiguri dhe migrim masiv të fuqisë punëtore”. “Dhe në këta 60 muaj, ke kriju vetëm kaos, pasiguri, migrim masiv të fuqisë punëtore, kontrata njëburimore, skandale, bllokada, sanksione…”, ka shkruar Behrami, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një periudhë të humbur për Kosovën. Ai gjithashtu i ka rikujtuar Kurtit edhe obligimet ndërkombëtare, duke përmendur marrëveshjen e Ohrit, si një dëshmi se temat që kryeministri sot i mohon publikisht, në fakt janë pjesë e proceseve të dakorduara më herët në dialog. Deklaratat e Behramit vijnë në një moment tensioni politik, ku përplasjet mes pushtetit dhe opozitës po intensifikohen, ndërsa çështje të ndjeshme si dialogu dhe asociacioni vazhdojnë të mbeten në qendër të debatit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas

Kaja Kallas: BE kërkon fundin e luftës në Lindjen e Mesme, kundër çdo përshkallëzimi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për përfundimin …