Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në botë me luftën në Iran dhe mbylljen e ngushticës së Hormuzit mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se ndikimi mund të vije përmes rritjes së çmimeve të naftës dhe energjisë, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës përgatitjen urgjente të një pakete mbështetëse për bizneset dhe qytetarët. “Jemi duke parë çmimin e naftës, në momentin që është rritur në bursat ndërkombëtare ose në tregjet botërore, me automatizëm është rritur edhe te ne. Kurse rritja e çmimit të naftës dihet që është kosto operative për çdo biznes dhe kjo i tërheq edhe rritjen e çmimeve në produktet e tjera dhe kështu ta shkakton një inflacion. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që qeveria me pasë një paketë që me mbështetë uljen e inflacionit, me mbështetë bizneset dhe me mbështetë qytetarin që mos me vërejtë rritjen e inflacionit, siç po ndodh me të gjitha vendet” ka porositur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
