Pal Lekaj: Kurti nga “patriot” në zhgënjim politik, akuzohet për shmangie të përgjegjësisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, mungesë vullneti për krijimin e institucioneve dhe menaxhimin e situatës politike në vend. Lekaj deklaroi se Kurti ose nuk di, ose nuk dëshiron ta menaxhojë fitoren politike, duke theksuar se mungesa e marrëveshjeve është pasojë e qasjes së tij të njëanshme dhe në interes personal. Ai e akuzoi Kurtin për shmangie të përgjegjësisë shtetërore, duke përmendur si sfida kryesore Marrëveshja e Ohrit dhe çështje të tjera të rëndësishme që, sipas tij, kryeministri i ka pranuar pa transparencë të plotë. Në veçanti, Lekaj kritikoi edhe veprimet e fundit lidhur me Ligjin për të Huajt, duke pretenduar se përmes tij po pranohen dokumente të strukturave paralele serbe, çka sipas tij bie ndesh me qëndrimet e mëhershme të Kurtit. Sipas Lekajt, ndonëse edhe AAK ka mbështetur Marrëveshjen e Ohrit, kjo nuk nënkupton pranimin e një autonomie substanciale apo legjitimimin e strukturave paralele në Kosovë. Në fund, ai vlerësoi se Kurti, i cili sipas tij është paraqitur si patriot, ka dështuar të realizojë premtimet dhe ka devijuar nga vizioni i shpallur politik.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 12 mijë raste të parashkruara, drejtësia në Kosovë nën hijen e dështimit sistemik

Mbi 12 mijë raste penale janë parashkruar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, duke …