Në moshën 80-vjeçare ka vdekur, Fetije Ramadani, nëna e Heroit të Kombit, Agim Ramadani

Në moshën 80-vjeçare ka vdekur, Fetije Ramadani, nëna e Heroit të Kombit, Agim Ramadani

Fetije Ramadani, nëna e Heroit të Kombit, Agim Ramadani, ka vdekur në Zhegër të Gjilanit, në moshën 80-vjeçare Ajo ishte nëna e pesë djemëve: Demushit, Agimit, Qazimit, Jashari dhe Bekimit dhe dy vajzave, Fatmires dhe Makfires, të cilët i rriti me mundime e përkushtim. Varrimi i saj do të bëhet nesër, në 13 në Zhegër. Me rastin e vdekjes së nënës së Heroit, Agim Ramadani, Fetihe Ramadani, kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, i ka shprehur familjes Ramadani ngushëllimet më të sinqerta. Edhe bashkëluftëtarët e Heroit të Kombit, Agim Ramadani, nga Brigada 138 që mban emrin e tij, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e nënës Fetije.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …