Mbrojtje selektive në Hagë: Disa pa dëshmitarë, të tjerë me prova – procesi që po ngre pikëpyetje mbi drejtësinë

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën speciale në Hagë, mbrojtja e të akuzuarve ka ndjekur qasje të ndryshme lidhur me paraqitjen e provave. Avokatët e Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi kanë njoftuar se nuk do të paraqesin prova dhe nuk kanë listë dëshmitarësh në çështjen ku ata, së bashku me Hashim Thaçi, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimeve të mbrojtjes, Kuçi ka rezervuar të drejtën që të paraqesë qëndrime gjatë fjalëve përfundimtare, ndërsa Smakaj nuk ka parashikuar dëshmitarë apo prova në mbrojtjen e tij. Po ashtu, edhe për Fazliun është bërë e ditur se nuk do të paraqesë prova, por do të marrë pjesë në deklaratat hyrëse dhe përmbyllëse. Ndërkohë, mbrojtja e Thaçit dhe Kilajt ka paralajmëruar se do të paraqesë prova në këtë proces. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, kur nisi edhe dëshmia e dëshmitarit të parë me masa mbrojtëse. Procesi ka vijuar me dëshmitarë ekspertë të kriminalistikës dhe forenzikës digjitale gjatë fillimit të marsit. Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e përpjekjeve të koordinuara për pengim të drejtësisë, përmes ndikimit te dëshmitarët dhe shkeljes së procedurave gjyqësore gjatë periudhës së paraburgimit dhe vizitave në objektet e ndalimit.

Kontrolloni gjithashtu

Proces i dyfishtë dhe drejtësi nën hije, gjykata speciale vazhdon gjykimin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve

Gjykata speciale në Hagë, ka caktuar për 1 prill 2026 konferencën përgatitore në çështjen ndaj …