Thirrje për mbështetje të protestës së studentëve të drejtësisë në Shkup

Thirrje për mbështetje të protestës së studentëve të drejtësisë në Shkup

Unionet e studentëve të drejtësisë kanë bërë thirrje publike për mbështetje të gjerë nga mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët qytetarë, në funksion të një proteste që do të mbahet më 6 prill në Shkup.

Në reagimin e tyre, studentët shprehin mirënjohje për përkrahjen e deritanishme, duke theksuar se roli i mediave dhe i shoqërisë civile ka qenë kyç në ngritjen e kësaj çështjeje dhe në informimin e drejtë të opinionit publik.

Sipas tyre, problemi kryesor mbetet i pazgjidhur: pamundësia për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht se kjo e drejtë garantohet me Kushtetutë dhe me ligj, por vazhdon të mos zbatohet në praktikë prej vitesh.

Për këtë arsye, është paralajmëruar protestë paqësore më 6 prill, duke filluar nga ora 12:30, me nisje nga Ura e Gurit në Shkup. Organizatorët bëjnë thirrje që kjo protestë të mbështetet gjerësisht si një përpjekje për të adresuar një padrejtësi të vazhdueshme ndaj studentëve shqiptarë të drejtësisë.

Në thirrje theksohet se angazhimi i mediave dhe i aktorëve të shoqërisë civile mbetet i pazëvendësueshëm si zë i së vërtetës dhe si faktor i rëndësishëm në nxitjen e ndryshimeve shoqërore.

Studentët u bëjnë apel të gjitha palëve që të kontribuojnë përmes raportimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe përmes pjesëmarrjes në protestën paqësore, në mënyrë që kjo çështje të marrë vëmendjen dhe zgjidhjen e merituar.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj: Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka vlerësuar se ekspozita “Masakrat në …