Bedri Hamza: Kërkon formalizim të ftesës për takim përpara shqyrtimit në Partinë Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ftesave të kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri. Nga Zyra e Informimit e PDK-së është bërë e ditur se kryetari i saj, Bedri Hamza, i është përgjigjur Kurtit duke kërkuar që iniciativa të konkretizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional. “Nga z. Kurti është kërkuar që ta formalizojë iniciativën e tij përmes një letre zyrtare. Vetëm pas këtij hapi, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në reagim. PDK thekson se çdo zhvillim i mëtejmë do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pasi të përfundojë shqyrtimi në strukturat drejtuese të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …