Mesazhi i Edita Tahirit për unitet, kritikë e tërthortë ndaj presidencës së kaluar

Ish-shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka theksuar se mungesa e një gjuhe të përbashkët politike po e pengon vendin të ketë një president të unitetit. Në një reagim publik, Tahiri ka nënvizuar se vetëm përmes konsensusit politik mund të arrihet funksionalitet më i mirë institucional dhe përfaqësim unifikues në krye të shtetit. Deklarata e saj shihet si një kritikë e tërthortë ndaj mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani. “Vetëm një gjuhë e përbashkët politike sjell një president të unitetit dhe funksionalitetit të shtetit dhe jo si në mandatin e kaluar…”, ka shkruar Tahiri, duke lënë të kuptohet se, sipas saj, ky standard nuk është përmbushur më parë. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur skena politike në vend vazhdon të karakterizohet nga përçarje dhe mungesë konsensusi për çështje kyçe shtetërore, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …