Ferit Hoxha: Shqipëria s’ka aleancë me Serbinë – dialogu mjet për interesat dhe njohjen e Kosovës

Kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë aleancë me Serbia, duke theksuar se marrëdhëniet ndërtohen mbi interesa dhe komunikim diplomatik. Në një konferencë për media, Hoxha nënvizoi se edhe kryeministri Edi Rama nuk ka aleanca të tilla, por vepron në funksion të interesave shtetërore, përmes dialogut edhe me vende me të cilat ekzistojnë dallime. “S’ka aleancë as me Serbinë as me askënd. Kemi interesa që mbrohen duke dialoguar edhe me ata me të cilët kemi qëndrime të kundërta. Në diplomaci negociojmë”, u shpreh ai. Sipas tij, takimet mes zyrtarëve shqiptarë dhe serbë janë të zakonshme dhe pjesë e praktikës diplomatike, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësim nga bashkëpunimi në nivel rajonal. Hoxha theksoi se raportet me Serbinë shpesh ngjallin emocione, por shtoi se Shqipëria synon të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve, çka mund të ndikojë edhe në procesin e normalizimit me Kosova. Ai ritheksoi se në fund duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij mbetet njohja reciproke. “Duhet të zgjidhet kjo çështje e fundit  Kosova e pavarur dhe sovrane”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se edhe roli i Shqipërisë mund të jetë ndihmues në arritjen e këtij qëllimi.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …