Edi Rama nga Lushnja: S’ka bllokim të negociatave dezinformimi po dëmton qytetarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Lushnjë, ka reaguar ashpër ndaj, sipas tij, fushatave dezinformuese për procesin e integrimit europian të vendit. Rama theksoi se pretendimet për bllokimin e negociatave me Bashkimi Evropian janë të pavërteta dhe të nxitura nga një pjesë e mediave, duke i cilësuar si “gënjeshtër me shtatë bishta”. Ai u shpreh kritik ndaj atyre që, sipas tij, nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se klima e vazhdueshme e negativitetit ndikon drejtpërdrejt edhe te motivimi i qytetarëve. “Ne nuk mund t’i korrigjojmë të tjerët, por vetëm veten dhe punën tonë. Prandaj, do të rrisim komunikimin me njerëzit,” u shpreh Rama. Sipas tij, Shqipëria po ecën sipas planit të përcaktuar nga BE-ja dhe ndodhet në një fazë të avancuar të procesit, duke u renditur përkrah vendeve si Mali i Zi në rrugën drejt integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …