Ekspertët e ekonomisë po ngritin shqetësimin se Kosova po përballet me një fenomen në rritje të largimit të kapitalit dhe bizneseve drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, vlerëson se mungesa e stabilitetit politik dhe qasja jo e favorshme ndaj sektorit privat janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë trend. Sipas tij, nga Kosova nuk po largohen vetëm të rinjtë, por edhe bizneset dhe madje edhe kapacitetet prodhuese. Ai thekson se vendet e rajonit ofrojnë më shumë lehtësi dhe stimuj për investitorët, ndërsa në Kosovë bizneset shpesh përballen me barriera dhe mungesë partneriteti institucional. Gërxhaliu paralajmëron se pa përmirësim të klimës së biznesit dhe pa trajtimin e sektorit privat si partner zhvillimi, vendi rrezikon të humbasë edhe më tej kapitalin dhe potencialin ekonomik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
