Kapitali kosovar zhvendoset jashtë vendit, bizneset kërkojnë kushte më të favorshme

Investimet e kompanive kosovare jashtë vendit po rriten në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar zgjerimin e tyre në tregjet rajonale dhe evropiane. Megjithatë, ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ky trend nuk lidhet vetëm me mundësitë e reja, por edhe me sfidat e brendshme që po i shtyjnë bizneset të largohen nga Kosova. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se ndonëse zgjerimi i bizneseve është i natyrshëm, do të ishte më e favorshme që investimet të realizoheshin brenda vendit. Sipas tij, Kosova renditet si investitori i tretë në Shqipëri, me një stok investimesh që ka arritur qindra milionë euro dhe me prani të shtuar në sektorë si ndërtimi, tregtia dhe shërbimet. Rafuna paralajmëron se pasiguria politike dhe mungesa e investimeve kapitale nga shteti kanë ndikuar që bizneset të mbeten në pritje ose të orientohen jashtë vendit. Ai kërkon nga institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investime, duke përmirësuar klimën e biznesit dhe duke rritur besimin e investitorëve.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …