Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka paralajmëruar se stagnimi i procesit të dialogut me Serbinë po ka pasoja më të rënda për Kosovën sesa për palën tjetër. Sipas tij, Kosova po përballet me pasoja në siguri, stabilitet dhe në perspektivën evropiane, për shkak të mungesës së një qasjeje më të gjerë strategjike. Ai kritikon udhëheqjen në Prishtinë për fokus të tepruar në politikat e brendshme, duke theksuar se vendi duhet të veprojë si pjesë e një konteksti më të gjerë evropian. Petritsch sugjeron që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për t’u dhënë më shumë përgjegjësi komuniteteve serbe në fushat kulturore, gjuhësore dhe administrative, si një mënyrë për të treguar gatishmëri për kompromis dhe për të avancuar procesin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
