Dialogu Kosovë–Serbi në vendnumëro, BE kërkon takim të ri mes liderëve

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i bllokuar, pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian për ta rikthyer atë në një fazë aktive. Edhe 13 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, përparimi konkret në zbatimin e saj mbetet i kufizuar, sidomos në pikën kyçe – krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mungesa e takimeve të drejtpërdrejta mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, që nga shtatori i vitit 2023, ka thelluar ngecjen e procesit. Sipas raportimeve, Bashkimi Evropian po punon për organizimin e një takimi të ri në fund të pranverës, me shpresën për të ringjallur dialogun. Megjithatë, analistët mbeten skeptikë për ndonjë përparim thelbësor, duke theksuar se dinamika e brendshme politike në të dy vendet pengon kompromiset.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …