Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Kryetari Përparim Rama me përulësi kujton dhe nderon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama me anë të një postimi në facebook, ka kujtuar dhe dneruar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo ditë është një thirrje për kujtesë, drejtësi dhe solidaritet.

“Të mbijetuarit bartin mbi supe një histori dhimbjeje, por edhe një forcë të jashtëzakonshme që frymëzon gjithë shoqërinë tonë. Ata nuk janë vetëm viktima të një krimi të rëndë lufte, por simbol i qëndresës, dinjitetit dhe guximit për të vazhduar jetën përpara.

Në këtë ditë, ne përkulemi me respekt para secilit prej tyre, duke riafirmuar përkushtimin tonë për të luftuar stigmën, për të kërkuar drejtësi dhe për të ndërtuar një shoqëri që i mbështet dhe i trajton me dinjitetin që meritojnë. Kujtesa jonë kolektive duhet të jetë e gjallë, jo vetëm për të nderuar të kaluarën, por edhe për të siguruar që krime të tilla të mos përsëriten kurrë.

Le të jetë kjo ditë një zotim i përbashkët për empati, mbështetje dhe drejtësi. Zëri i të mbijetuarve duhet të dëgjohet, të respektohet dhe të mbetet pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Nderim për të mbijetuarit. Kujtesë për historinë. Angazhim për drejtësi”, ka shkruar kryetari Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …