Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga emisioni “Gjurmët”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim gazetarin Lorenc Shehu nga emisioni “Gjurmët”. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i emisionit “Gjurmët” i ndau një mirënjohje kryetarit Haliti për pjesëmarrjen e tij në këtë emision, duke theksuar se përmes paraqitjes së tij ka përçuar tek teleshikuesit transparencë, qytetari dhe vlera të larta njerëzore e profesionale.

Me këtë rast, kryetari Haliti e vlerësoi lartë punën që ka bërë dhe vazhdon të bëjë emisioni “Gjurmët”, duke e cilësuar si një platformë serioze në informimin e drejtë të qytetarëve dhe në pasqyrimin e zhvillimeve pozitive në vend.

Ndërkaq, gazetari Lorenc Shehu, shprehu një urim të veçantë për kryetarin Haliti i cili sipas tij gjatë intervistës në emisionin “Gjurmët” ka treguar hapje, sinqeritet dhe një nivel të lartë transparence përballë publikut. Ai tha se janë pikërisht për këto vlera, ka pasur sot kënaqësinë që në emër të emisionit ‘Gjurmët’, t’i dorëzoj mirënjohjen me motivacionin: për transparencën dhe qytetarinë që sipas tij ka përcjellë kryetari Haliti për teleshikuesit.

Në fund të takimit, kryetari Haliti, në shenjë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, i ndau gjithashtu një mirënjohje gazetarit Lorenc Shehu për kontributin e tij në informimin e drejtë dhe profesional të qytetarëve. Ai po ashtu pati fjalë miradije për punën e gazetarit Shehu dhe të emisionit në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …